Legjislacioni për arsimin e lartë lë hapësirë për keqpërdorime, u shtua kuadri joprofesional

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 11:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”. Me këtë rast është prezantuar një analizë me të gjeturat në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.

Rreze Hoxha, nga GLSP, tha se kanë shikuar situatën e përgjithshme të cilësisë në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë, mangësitë ligjore që rregullojnë këtë fushë, punën e deritanishme të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) dhe cilësinë e ofruar nga institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas saj, analiza vjen në kohën e duhur duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në arsim, përfshirë pezullimin e Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ajo më tej shtoi se legjislacioni për arsim lë hapësirë për keqpërdorime, prandaj edhe është shtuar kuadri jo i duhur në treg.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit në fushën e arsimit, ne si grup cilësojmë se kjo draft analizë po prezantohet në kohën e duhur dhe do të merret parasysh për ndryshimin e gjendjes në arsim. Drafti i analizës trajton në mënyrë specifike problemet e Ligjit të Arsimit të Lartë”.

“Problemi kryesor që identifikohet është jo konkretizimi i legjislacionit. I njëjti rregullim lenë hapësirë për keqpërdorime. Si pasojë e këtij rregullimi është shtuar kuadri jo i duhur në treg. Sigurimi i cilësisë së arsimit të lartë është përgjegjësi kryesore e Agjencisë së Akreditimit. Bazuar në legjislacionin e Kosovës, agjencia duhet të jetë e pavarur dhe autonome”, tha ajo.

Versioni përfundimtar i kësaj analize do publikohet në shtator, pas një periudhe monitoruese të bazuar në indikator të matshëm, dhe do të ofroj një numër rekomandimesh, si ligjore ashtu edhe të politikave publike në këtë fushë, të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë në rritjen e përgjithshme të cilësisë në këtë sektor, dhe përmirësimin e mjedisit legjislativ dhe politikave publike.

Arberie Nagavci, deputete e VV-së, anëtare e Komisionit për Arsim, tha se vëmendja në çështjen e arsimit të vazhdojë të jetë e madhe në mënyrë që të sigurohet një profesionalizëm dhe transparencë e plotë.

“Ligji për Arsimin e Lartë ka qenë në rend dite edhe në legjislaturën e kaluar ajo është hequr me siguri për shkak të problemeve politike. Ky ligj është në planin legjislativ të vitit 2018 (për ndryshim-plotësim) dhe shpresoj dhe uroj që të trajtohet në mënyrën e duhur që të garantohet një cilësi më e lartë”, theksoi Nagavci.

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 1 person, beard

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme