Leicester City befason edhe në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 09:41 | Nga

Leicester City sezonin e kaluar befasoi të gjithë duke u shpallur kampion i Ligës Premier.

Por, duket se kjo nuk është më befasi pasi që ‘Dhelprat’ edhe në Ligën e Kampionëve po tregojnë se nuk janë vetëm pjesëmarrës.

Madje, të besuarit e trajnerit Claudio Ranierit kanë arritur një statistikë në këtë garë elitare evropiane për klube që asnjë klub nuk e ka bërë.

Leicester ka tre fitore në po aq ndeshje duke mos pësuar asnjë gol të vetëm në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se skuadra angleze me golin e vetëm të Riyad Mahrez triumfoi mbrëmë kundër Copenhagenit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=NsXvyGWQtpQ

Të ngjashme