Leipzigu shtynë festën e Bayernit

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Leipzigu, për t’u shpallur kampion i Bundesligës.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, transmeton Koha.net.

Bayerni pati më tepër raste shënimi e gjithashtu e dominoi këtë takim, por nuk tregoi efikasitet para portës kundërshtare.

E fati i kampionit të Bundesligës për këtë edicion vendoset në xhiron e fundit.

Bayerni luan kundër Frankfurtit, derisa Dortmundi, që është dy pikë prapa Bayernit, luan ndaj Gladbachut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme