Lejuan hyrjen e qytetarëve në Kosovë pa i kontrolluar, aktakuzë ndaj policëve e doganierëve

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Prush’’, dhe kundër dy zyrtarëve doganorë.

Ata dyshohen për ‘ veprën ’Marrja e ryshfetit’’ .

“Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Prush’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Të ngjashme