Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur për temat aktuale politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ai tha se lista e AAK-së është e mbushur me plot emra të rinj, dhe sipas tij, Aleanca është e përgatitur që të bëjë ndryshimin.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë që në listën e Aleancës që të kemi profile të ndryshme, të kemi të rinj e të reja dhe normal ata që i kanë bartë proceset në Aleancë i prijnë kësaj liste dhe mendoj që Aleanca është e përgatitur për këto zgjedhje që ta bëjë ndryshimin dhe ta bëjmë ndryshimin e qeverisjes së vendit”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Zyrtari i lartë i AAK-së foli edhe për prurjet e reja në këtë parti, në veçanti për Zafir Berishën dhe Ardian Kastratin, për të cilët tha se janë vlerë e shtuar.