Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se procedimi i Projektligjit për FSK-në në seancën e Kuvendit nuk duhet të politizohet.
“Nuk kemi çka të krenohemi pas mbledhjes së kryesisë. Ne si AAK jemi për ushtri të Kosovës por për ne është me rëndësi përmbajtja.
Prandaj fuqishëm përkrahim këtë nismë pa marrë parasysh se kush e procedon atë. Derisa Lista Serbe është e vendosur që të mos e votojë një ndryshim kushtetues, atëherë na mbetet ne që ta procedojmë ligjin”, tha Lekaj.