Lekaj bën apel për kujdes të shtuar në trafik

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një video-postimi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri, duke u bërë thirrje edhe për kujdes të shtuar në trafik.

Urimi i plotë i Lekaj me rastin e festës së vitit të ri:

“Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen, ju them të gjithëve GËZUAR dhe urime për vitin e ri. Po ashtu ju bëj thirrje si në çdo rast tjetër, që të keni kujdes të shtuar në trafik. Urime viti 2019, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi, suksese e çdo të mirë në familjet e juaja! Festoni e gëzohuni me momentet më të mira të festës. GËZUAR!”, thuhet në urimin e ministrit Pal Lekaj.

Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po…

Posted by Pal Lekaj on Monday, December 31, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme