Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në përvjetorin e betejës së Koshares ka përkujtuar luftën e pjesëtarëve të UÇK-së të operacionit “Shigjeta”, duke e krahasuar këtë betejë me luftën e “300 spartanëve”.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanet” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
Beteja e Koshares – sikur lufta e “300 spartanëve”
Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanet” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.
Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!