Lekaj: Do të investohet për infrastrukturën në veri

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 17:33 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar që të mbështeten financiarisht nga buxheti rrugët në veri, raporton Ekonomia Online.

Sipas Musliut, ajo pjesë nuk guxon të mbetet pa investime, ndërsa theksoi se tashmë duhet të trajtohet me prioritet nga qeveria.

“Mendoj që është e udhës që ne të bëjmë amendamentimin mes dy leximeve dhe unë di ministër pajtohem që kjo të merr mbështetje financiare dhe të kryhen krejt ato rrugë lokale. Sepse nuk është ndonjë projekt i madh që nuk mund të bëhet”, tha Musliu, gjatë shqyrtimit të draft buxhetit.

Mbështetje dha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai vlerësoi se do t’i japë mbështetje, pasi sipas tij nuk është projekt i madh

“Patjetër që do bëj amendament mes dy leximeve, se di sa e njihni atë zonë në veri të Mitrovicës, mendoj se nuk ka mundësi me buxhet komunal të arrihet ajo. Ne si shtet duhet ta trajtojmë në mënyrë të veçantë atë pjesë dhe ajo pjesë duhet të jetë tashmë e rëndësisë nacionale”, tha Lekaj.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/305569316960416/

 

 

Të ngjashme