Lekaj: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi destabilizon Ballkanin

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 18:52 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se ekstradimi eventual i Ramush Haradinajt në Serbi nënkupton destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit. Dhe kjo, sipas tij, nuk është në favor të asnjë komuniteti në Kosovë.

Lekaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qytetarët serb të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bijën pre e lojërave të Serbisë, e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtarë.

“Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Tutuje, në reagimin e Lekajt thuhet se askush më shumë se Ramush Haradinaj nuk është angazhuar qe komunitetet të integrohen në jetën institucionalë të Kosovës.

“Leni lojërat që nxisin urrejtje, e merruni me angazhime që e rregullojnë jetën e qytetarëve tuaj në Kosovë”, ka përfunduar Lekaj.

Postimi i plotë i Pal Lekajt:

Ekstradimi ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit – Kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti.

Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë.

Qytetarët serb të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bijën pre e lojërave të Serbisë, e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtarë.

Askush me shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj zërat dhe intrigat e tipit të “kallëzimit penal” siç paskan paralajmëruar disa “përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serbë” kundër deputetit, Daut Haradinaj nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t’i rikthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të këtij komuniteti në Kosovë.

Leni lojërat që nxisin urrejtje, e merruni me angazhime që e rregullojnë jetën e qytetarëve tuaj në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme