Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është AAK, është i gatshëm ta bëjë qeverinë brenda muajit të ardhshëm.
Ai ka thënë në RTV Dukagjini se PAN, që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por megjithatë i ka bërë kërkesë për koalicion edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas Lekajt, nëse LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohen PAN’it, Haradinaj do ta bëjë qeverinë me numrat që ka.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1784952311531516/