Lekaj: LDK e Vetëvendosje të reflektojnë, të bëhen pjesë e dialogut

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV) që të reflektojnë karshi dialogut Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se këto subjekte politike duhet të heqin dorë nga interesat e ngushta partiake dhe të bëhen pjesë e ekipit negociator i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, unifikimi i skenës politike rreth kësaj çështje do ta ndihmojë Kosovën.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lekaj ka hedhur poshtë kritikat se delegacioni aktual nuk ka legjitimitet të mjaftueshëm.

Ai ka thënë se ky ekip negociator ka legjitimitet të plotë pasi është miratuar nga Kuvend me shumicë të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme