Lekaj: Linja ajrore Kosovë-Serbi hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd.

Lekaj më tutje në postim tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore.

Postimi i plotë:

I mirëseardhur lajmi për linjën e re Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas, nga kompania gjermane e fluturimeve Lufthansa.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të hapësirës ajrore, kurorëzim i angazhimit maksimal të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit e Autoritetit të Aviacionit Civil, me mbështetje të madhe të Kryeministrit Ramush Haradinaj e Presidentit Hashim Thaçi.

Mirënjohje e veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë t’i qëndrojnë përkrah vendit tonë edhe në sferën e aviacionit civil, posaqërisht ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, njëherit i dërguar special për Kosovë e Serbi, Richard Grenell dhe Robert O’Brien, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Të ngjashme