Lekaj: Megaskandali në KEK, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë në sektorin e energjisë

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka quajtur mrgaskandal arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. 

Lekaj tha se megaskandali i drejtorit Nagip Krasniqi tregon fytyrën dhe qasjen e Qeverisë në sektin e energjisë.

Kosova tani e disa vite po percillet me probleme ne sektorin e energjisë. Faktet tregojnë se vendi ynë po përballet me çmimet e larta të energjisë. Megaskandali i drejtorit Nagip Krasniqi tregon fytyrën dhe qasjen tyre në sektin e energjisë. Ky person sot eshte ne burg sepse dyshohet se nenshkruar kontarata ne vlere 80 milion euro. Shumica e kontratave janë ne procedurte ne negociuar direkte. Cfare mund t’i themi kesaj Qeveria per energjinë? Perfaqësuesi i saj në energji eshte në burg per kontarata milionëshe’ tha Lekaj.

Të ngjashme