Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, duke arsyetuar thirrjen e seancës për ndalimin e kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i papranueshëm dhe sulm ndaj autoriteteve të Kosovës.
“Është i papranueshëm dhe sulm ndaj autoriteteve të Kosovës. Këto urdhër arreste nuk kanë asnjë bazë ligjore. Vendimet e autoriteteve të Francës janë të papranueshme me një flet arrest të pa bazë, pasi Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë”, ka thënë Lekaj në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai e ka quajtur të papranueshëm vendimin për ndaljen e Haradinajt.