Lekaj në Kullën e dëshmorit Ismet Rrahmani: Para dëshmorëve, flamujt e partive politike bien poshtë

Skenderaj | 25 Kor 2019 | 12:54 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka mbajtur takim më kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në Kullën e dëshmorit Ismet Rrahmani, në Açarevë të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.  

Ministri Lekaj ka thënë se pavarësisht subjekteve politike, dëshmorët duhet nderuar përherë.

Ai tha se para dëshmorëve, flamujt e subjekteve politike bien poshtë.

“Përulemi para familjarëve të dëshmorëve dhe jemi të përkushtuar që këto familje ta zënë vendin e merituar. Dëshmia që sot jemi këtu është që ne do të jemi bashkë pa marr parasysh ngjyrimet politike, kur jemi te dëshmorët flamujt e subjekteve politike bien poshtë”, ka thënë ministri Lekaj.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se duhet punuar në ndërtimin e vendit.

“Para 20 viteve ka qenë luftë, sot pas 20 viteve prapë është luftë për zhvillim ekonomik, ne kemi obligim secili në fuqinë e vet, dijen e vet, të bëjmë diçka në të mirën e këtij”, tha Jashari, raporton EO.

Dëshmori Ismet Rrahmani ka vdekur në vitin 1998 në luftën e fundit në Kosovë.

Të ngjashme