Ministri i Infastrukturës priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë Bojan Bertoncelj, si dhe Janez Satjovic, nga kompania sllovene “Kontel”njëherit edhe përfaqësues i mbi njëzet kompanive sllovene të infrsatrukturës.
Në fillim të takimit ministri Lekaj, i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Bertoncelj, duke e falënderuar atë edhe për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtetndërtimin e Kosovës.
Ministri Lekaj, e njoftoi ambasadorin lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe lidhur me interesimin e ministrisë që t’iu ipet mundësi dhe hapësirë të gjitha kompanive vendore dhe ndërkombëtare që kanë nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit.
Ambasadori duke e falenderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për pritjen ka theksuar rëndësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, jo vetëm në zhvillimin e brendshëm të vendit, por edhe në zhvillimin rajonal, nëpërmjet projekteve infrastrukturore.
Ministri Lekaj dhe Ambasadori Bertoncelj kanë biseduar edhe për projekte që kanë të bëjnë më infrastrukturën hekurudhore dhe nevojën e modernizimit të tyre, si dhe projekte të infrastrukturës rrugore, e për të cilat kërkohet standard dhe teknologji e lartë.