Lekaj: Qytetarët po ikin si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se Qeveria Kurti po merret me interesa partiake dhe ka harruar mirëqenien e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore, Lekaj tha se kemi një ministri të Shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare dhe se pacientët nuk kanë ku t’ia mësyjnë institucioneve shëndetësore, dhe se sipas tij, “mund të themi lirisht që 60 për qind e pacientëve i kryejnë shërbimet në sistemet private”.

“Sot kemi një seancë të jashtëzakonshme që lidhet me jetën e qytetarëve ndërsa në anën tjetër kemi Qeverinë Kurti që duke u marrë me interesat partiake e ka harruar mirëqenien e qytetarëve. Kemi një ministri të shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare, duke u nisur nga kjo mund të themi që 60 për qind e pacientëve që kryejnë shërbimet në institucione private, ja ku na ka sjellë kjo Qeveri”, ka theksuar Lekaj.

Sipas Lekajt qytetarët po largohen nga Kosova si pasojë e mungesës së sigurimeve shëndetësore

“Për tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë ku sot me një matje reale Kosova nuk ka mbi 1 milionë banorë rezidentë. Pika më e dobët për ta janë sigurimet shëndetësore, se nuk e shohin Kosovën ambient të sigurt për pune e për jetë”, tha Lekaj.

“Ja ku na ka sjellë kjo qeveri. Në tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë. Të gjithë kanë një arsye bazë se pse u larguan, e ajo është mungesa e sigurimeve shëndetësore, sepse s’po e shohin Kosovën si ambient për punë e jetë”.

Lekaj tutje shtoi se për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, por është vet jeta.

“Jemi në një situatë paradoksale ku kemi sigurime të automjeteve tona, por nuk kemi sigurime për njerëzit që janë në ato automjete. Paramendojeni, kemi sigurime për automjete, ndërsa për qytetarët nuk kemi sigurime shëndetësore. Ja ku është kjo qeveri. Turp le t’i vijë Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti Lekaj.

Të ngjashme