Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka theksuar se seanca e thirrur sot për arrestimin e Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nuk mund të quhet e jashtëzakonshme.
Sipas tij, seancë e jashtëzakonshme do të ishte nëse do të mbahej në ditën kur është arrestuar Thaçi nga Policia e Serbisë.
Ai ka akuzuar edhe qeverinë e Kosovës për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, gjegjësisht për mosarritjen e ndonjë rezultati në këto bisedime.