Lekaj: S’kam thënë se “Bechtel Enkas” ia paguajmë 63 milionë €, po negociojmë

Kaçanik | 18 Jan 2018 | 11:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Infrastrukturës (MI) është duke zhvilluar negociata me konsorciumin amerikan-turk “Bechtel & Enka”, lidhur me kërkesën për pagesën shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën Prishtinë – Han i Elezit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot gjatë një inspektimi në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka fajësuar qeverinë e kaluar për vonesat, raporton Ekonomia Online.

“Bechtel & Enka” pretendon se i janë shkaktuar dëme për shkak të vonesave nga MI sa i përket pagesave dhe ka kërkuar 63 milionë euro dëmshpërblim.

Por, Lekaj u shpreh se janë duke u zhvilluar diskutime me kompaninë për të parë mundësinë e mospagesës.

“Sa i përket 63-milionëshit të pretenduara nga kompania, unë e kam sqaruar mjaftë mirë, ajo nuk i përket periudhës tonë 100-ditore qe e kemi pasur, i takon periudhës 3-vjeçare, 2014-2015 dhe 2016 sepse nuk i kanë kryer obligimet e veta si qeveri, si ministri, dhe ka ardhur tek ky pretendim”.

“Unë asnjëherë nuk e kam thënë që ky 63-milionësh do të paguhet, por kam thënë që ne do të negociojmë”, tha ai.

Për këtë çështje, Lekaj është ftuar në raportim në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Lekaj: Autostrada përfundon më 31 dhjetor 2018

Gjatë inspektimit të autostradës në fshatin Doganaj, Lekaj u shpreh i kënaqur me punët që po bëhen, duke premtuar se autostrada do të jetë gati deri ne fund të vitit.

“Ne pamë një përparim të dukshëm dhe lajmi mirë është që ky segment nga Ferizaj deri në Doganaj do të përfundoj në muajin qershor, kështu që do t’i afrohemi kufirit për 20 kilometra. Dhe mbetet edhe 20 kilometërshi apo segmenti i fundit i kësaj autostrade që përfundon me 31 dhjetor të vitit 2018”.

Ndonëse i kënaqur me punë që pa Lekaj tha se janë duke kërkuar që të plotësohen standardet sa u përket ndërtimit dhe sigurisë në punë.

“Jam i kënaqur me punët që janë duke u kryer dhe do të jem i gatshëm që t’i kryejmë obligimet tona, por jemi këmbëngulës që të kërkojmë edhe standarde. Mendoj që ky segment rrugor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e këtij rajoni, edhe në punësim edhe në zhvillimin e bizneseve”.

“Për neve është më e rëndësishmja që i ofrohemi bukurisë së Brezovicës e që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit”.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Të ngjashme