Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka vizituar Komunën e Gjakovës dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, raporton Ekonomia Online.
Mediet gjatë takimit janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Lekaj bashkë me Gjinin do të marrin pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë ku do të ketë edhe prononcime për medie.