Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, së bashku me kabinetin e tij, është takuar me kryetarin e Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim do të diskutojnë për autostradën e Dukagjinit.
Lekaj bashkë me Latifin do të marrin pjesë në diskutimin publik më qytetarët e Rahovecit, në lidhje me këtë autostradë.
Autostrada e Dukagjinit, do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.
Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.