Lekaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Krenar që isha bashkëpunëtor i juaji

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj ka bërë të ditur se për orë të tëra Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.

“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshne njerzit të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtetndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa perjashtim po qëndronin krenar dhe të palekundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngrisin në piedestal pastërtin e luftës tonë për liri e shtet. Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me Komandat Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dal triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë të ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, ka shkruar Lekaj.

Deputeti ka deklaruar se sot më shumë se kurrë është ndjerë krenar që ka qenë bashkëpunëtor i ish-krerëve të shtetit në periudhat më të rëndësishme të popullit kosovar për liri e pavarësi.

“Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falenderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!”, ka deklaruar Lekaj.

Të ngjashme