Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka hedhur votën e tij për kryetar të Komunës së Gjakovës.
Ai iu ka bërë thirrje gjakovarëve që të dalin të votojnë “për të zgjedhur bashkëpunëtorin e tyre për katër vitet e ardhshme”.
Ish-kryetari i Gjakovës ka thënë se vota e sotme përcakton të ardhmen e qytetit për katër vitet e ardhshme.
“Prandaj sot dilni të gjithë dhe shfrytëzojeni këtë ditë për të zgjedhur bashkëpunëtorin tuaj për mandatin katërvjeçar”.
“Gjakovës i duhet më i miri dhe ai që i ka qëndruar besnik vendit të tij çdo herë, që do t’i shërbejë pa korrespondencë për të ardhmen”.
“Urime kjo ditë dhe na shkoftë mbarë”, ka shkruar Lekaj në faqen e tij në Facebook.
Në raundin e dytë për kryetar të Gjakovës garojnë Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e Alternativës.