Në ditët e sotme në treg gjen shumë produkte për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës Por a i kënaqin këto produkte nevojat e lëkurës për vitamina? Zbuloni se cilat janë vitaminat e nevojshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe tek cilat ushqime mund t’i gjejmë ato.
Konsumi i vitaminave është thelbësor për zhvillimin e çdo qenieje njerëzore. Nuk duhet harruar që lëkura ka nevojë për vitamina specifike për të qenë e shëndetshme dhe plot jetë përballë ‘agjentëve të shumtë sulmues’ në ambient. Përpiquni të integroni në dietën tuaj të përditshme dhe në produktet e bukurisë 4 vitaminat për të cilat do t’ju flasim në këtë artikull. 4 vitaminat e rëndësishme për shëndetin e lëkurës:
1. Vitamina A – Ka vitamina në organizëm të cilat nuk sintetizohen vetë. Vitamina A është një prej tyre dhe duhet ta merrni përmes ushqimeve.
Për sa i përket lëkurës, duhet të zgjidhni produkte kozmetike me vitaminë A.
Kjo vitaminë ka një rol thelbësor për shëndetin e lëkurës sepse mbron nga rrezet e diellit duke parandaluar përhapjen e qelizave tumorale. Hidraton dhe i jep elasticitet lëkurës, ndihmon kundra shqetësimeve si aknet, psoriasis dhe thatësinë e lëkurës.
Përgatiteni lëkurën tuaj që disa ditë para ekspozimit në diell duke marrë këtë vitaminë përmes lëngjeve të frutave apo sallatave me fruta e perime si: · Mango · Patate të ëmbla · Karota · Domate · Kungull · Spinaq, sallatë jeshile, lakër Duket se ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë ato me ngjyrë të kuqe/portokalli për shkak të beta-karotenit. Janë të gjitha burime të shkëlqyera të vitaminës A për lëkurën.
2. Vitamina B3 E njohur edhe me emrin nicaina – Kjo është vitaminë e shkëlqyer në grupin B për krijimin e shumë produkteve kozmetike që ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe luftojnë inflamacionin. Ndihmon organizmin për t’i dhënë lëkurës ndriçim dhe ndihmon për ta rigjeneruar kur duket e pajetë, duke parandaluar plakjen. Ushqimet që mund të hani për të shfrytëzuar vetitë e saj janë: · Gjoksi i pulës · Kikirikët · Toni · Salmoni Së bashku me këto ushqime, ju rekomandojmë të konsumoni edhe ushqime me përmbajtje të larë vitamine B12: · Maja birre · Mëlçi · Sardele · Molusqe Vitamina B12 është përgjegjëse për formimin e rruazave të kuqe të gjakut, për të rregulluar tonalitetin dhe ngjyrën e lëkurës.
3. Vitamina C – Vitamina C është përgjegjëse për një lëkurë kompakte. Ajo është shumë e rëndësishme pasi ndihmon në sintetizmin e kolagjenit në lëkurë. Kolagjeni është një proteinë që ka rolin t’u sigurojë elasticitet indeve, si dhe t’i rigjenerojë nga dëmtimet e moshës apo sëmundjeve të ndryshme. Kolagjeni gjithashtu ul dhe parandalon shfaqjen e njollave, duke kontribuar në prodhimin e keratinës, një proteinë themelore për rigjenerimin e qelizave të reja. Përfitoni nga vetitë e saj falë ushqimeve të tilla si: · Agrumet · Papaja · Guajaba · Specat e verdha · Pjepri
4. Vitamina E – Është një tjetër vitaminë e cila do t’ju ndihmojë të ekuilibroni efektet në lëkurë të shkaktuara nga mosha, sëmundjet, produktet kimike ose rrezet e diellit. Ka një aksion të fuqishëm antioksidant, pastron organizmin nga radikalet e lira dhe ruan qelizat e rezervat e kolagjenit. Për të shfrytëzuar mundësitë e saj mund: · T’u shtoni vakteve tuaja pak spec djegës · Të përgatisni sallata dhe pjata të tjera me vaj ulliri ekstra të virgjër · Të hani sa më shumë arra, ullinj, fara luledielli Gjithashtu kjo vitaminë kontribuon në hidratimin e lëkurës dhe ndihmon procesin e përthithjes së vitaminës A.