Lëndët zgjedhore mbahen pa libra shkollorë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 08:42 | Nga

Lëndë të fushave të ndryshme janë bërë pjesë e procesit mësimor në arsimin parauniversitar në Kosovë, si lëndë ekstrakurrikulare, por për asnjërën nga këto lëndë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk ka hartuar libra adekuatë.

Kjo gjë i ka vënë në situatë të vështirë mësimdhënësit, nxënësit, por edhe prindërit, sepse asnjëra palë nuk i ka të qarta obligimet që dalin nga këto lëndë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Thjesht, lëndët zgjedhore më tepër tani shihen si mundësi për ta përmbushur fondin e orëve për disa mësimdhënës sesa si lëndë në të cilat nxënësve u ofrohen dije dhe njohuri apo shkathtësia”, ka thënë F.H. mësimdhënëse e biologjisë, në një shkollë të kryeqytetit.

Ajo ka thënë se është e pakuptimtë që nxënësve t’u ofrohet zgjedhja e lëndës “Teknologji Informative”, ose “Komunikacion”, apo të ngjashme, përderisa shkolla, në mungesë të pajisjeve teknologjike, nuk ka as mundësitë minimale që t’ua konkretizojë nxënësve këto njohuri…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme