Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Suharekë me ç’rast janë lënduar 9 persona.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personi duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur automjetin tjetër.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona gjashtë meshkuj dhe tri femra, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.