Paris Saint-Germain ka shqetësime për Neymar dhe Kylian Mbappe para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Të dy lojtarët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre tetë ditë para përplasjes në Paris më 28 nëntor.
Neymar u largua nga fusha pas tetë minutash në miqësoren e Brazilit me Kamerunin pasi që ankohej në një lëndim.
Mbappe u detyrua të dilte jashtë fushës me atë që duket të ishte një dëmtim i shpatullave të këmbës gjatë fitores së Francës kundër Uruguait me rezultat 1-0.
Mbappe kërceu për të shmangur kontaktin me portierin e Martin Campana dhe u rrëzua në dhimbje, duke e detyruar trajnerin Didier Deschamps që ta zëvendësonte me Florent Thauvinin.
“Ai ka një shpatull të lënduar, ai ka rënë keq”, tha Deschamps pas ndeshjes duke shtuar se “Ai do të duhet të kryej ekzaminime mjekësore. Shpresoj se nuk është keq”.
Neymar u zëvendësua nga Richarlison i Evertonit, i cili shënoi golin e fitores për Brazilin një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Mjeku i ekipit të Brazilit, Rodrigo Lasmar tha se nevojitet një skanim për të konfirmuar diagnozën e saktë, ai nuk mendon se lëndimi i muskujve do ta lë për shumë kohë jashtë brazilianin.
Ndryshe, PSG gjatë fundjavës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionatin francez kundër Touloses.