Një person i mitur ka pësuar lëndime trupore të premten në Skenderaj, derisa e ka lëvizur veturën e prindit të tij që po qëndronte e parkuar.
I mituri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.
Rasti ka ndodhur gjatë kohës sa i mituri ishte duke luajtur me disa fëmijë të tjerë, me të cilët e kanë lëvizur automjetin dhe duke u munduar ta ndalin, është lënduar.
Sipas raportit, rasti shkon në procedurë hetimore.