Një burrë dyshohet se ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së disa punimeve në Graqanicë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:48.
Sipas Policisë viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë.
“Është arrestuar pronari i kompanisë i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.
Rasti është iniciuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.