Joao Felix do të jetë jashtë fushave pasi Atletico Madrid konfirmoi se pësoi një ndrydhje të shkallës së dytë në ligamentin e këmbës së djathtë kundër Valencia.
Portugezi, i cili u bashkua me Atletico në një transferim prej 126 milionë euro nga Benfica në sezonin e kaluar, u largua nga fusha në barazimin e së shtunës 1-1 ndaj Valencia 10 minuta pa përfunduar ndeshja.
19-vjeçari dukej qartë se kishte probleme pasi nuk po mundte të ecte lirshëm, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Diego Simeone mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi trajneru kishte përdorur të tre zëvendësimet.
”Nuk u duk shumë keq në fillim, por doktorët thanë që është serioze”, shpjegoi Simeone më pas.