Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

Aktori me famë botërore Leonardo DiCaprio po mbështet një kauzë të rëndësishme. Ai i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori hollywoodian, i cili përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, është shprehur kategorisht kundër ndërtimit dhe prishjes së lumit. Leonardo ka vënë në pah vlerat e veçanta të lumit duke u shprehur se ndërhyrjet në të do të ishin mallkim për një bukuri të tillë.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre”, ka shkruar aktori në postimin e tij të Instagramit.

Të ngjashme