Ata njihen si një ndër çiftet më të famshme në botën e futbollit shqiptar dhe jo më kaq.
Edhe mediat e huaja kishin shkruar për dashurinë e tyre dhe përkushtimin që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe bashkëshorten, Leonitën, të cilët kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë gjatë vitit të kaluar.
Se sa shumë duhen çifti, tregojnë edhe në rrjetet sociale teksa i dedikojnë edhe mesazhe në Instagram.
Ishte bukuroshja shqiptare që kësaj radhe i kishte për Granitin, për t’ia kujtuar se ka kush e do në këtë jetë.
“Të dua”, ka shkruar ajo përbri një fotografie, e cila bërë me rastin e kurorëzimit të romancës disavjeçare.
Ndryshe, Graniti gjatë ditë së djeshme pësoi humbje me Arsenalin kundër Tottenham Hotspurs.
https://www.instagram.com/p/BrmzUrHAyut/