Leonora Jakupi merr të dy dozat e vaksinës anti-Covid, iu bën thirrje fansave që të vaksinohen

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka bërë të ditur se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit.

Ajo publikoi në InstaStory një imazh nga momenti i marrjes së vaksinës anti-Covid në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ajo ka pozuar pranë infermierëve që po shërbejnë në këtë qendër të vaksinimit, duke i falënderuar për punën e bërë.

“Doza e dytë u krye! Faleminderit stafit të mrekullueshëm të qendrës për vaksinim 1 tetori”, ka shkruar Jakupi në InstaStory.

Leonora duket se është një nga këngëtaret që po i bashkohet kauzës së ndërgjegjësimit për mos-neglizhimin e procesit të marrjes së vaksinës.

Të ngjashme