Me publikimin e deklaratës së marrëveshjes të arritur në Bruksel u bë e ditur që Kosova ka bërë një nga lëshimet më të mëdha kohëve të fundit.
Serbia ka arritur që ta heqë nga marrëveshja termin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për personat e zhdukur me dhunë “enforced disappearance” dhe marrëveshja tash është vetëm për “Missing Persons”, per Personat e Pagjetur.
Përveç në një vend është thënë “persons forcibly disappeared” që i bie Personat e zhdukur me forcë/forcërisht që është terminologji që nuk e njeh OKB-ja.
Pse ka kaq shumë rëndësi formulimi?
Përveç të tjerave, me formulimin “enforced disappearance”, familjarët e personave të zhdukur me dhunë do të mund të kërkonin dëmshpërblim.
Tani nuk munden dot.
Duke ditur këtë rëndësi të madhe të terminologjisë së duhur, kryeministri Albin Kurti ishte rigoroz në kërkimin e termit “të zhdukur me dhunë”.
“Ata nuk janë zhdukur nga fatkeqësi natyrore”, thoshte.
Çka ka ndodhur që është hequr dorë, këtë e di veç ai.