Posta e Kosovës, sot ka lëshuar në qarkullim të jashtëzakonshëm emisionin e pullës postare me titull “Shtëpitë shkolla”.
Në njoftim bëhet e ditur se sivjet u mbushën plot 30 vjet nga dita e themelimit të Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri”, e cila pati rolin ministror mbi funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës, pasi që policia serbe rrethoi shkollat, duke mos lejuar mësimdhënësit dhe nxënësit të hyjnë në ndërtesa.
“Mësimdhënësit shqiptarë kishin refuzuar të jepnin mësim me kurrikulën e re serbe, kështu që shteti pushtues i shkarkoi ata nga puna. Drejtorët shqiptarë të shkollave u zëvendësuan më drejtorë serbë.
Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar 1992.
Për mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë, familjet patriotike arsimdashëse hapën 3,200 shtëpitë e tyre, bodrume dhe garazhe private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara për strehimin e mbi 100,000 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë shqiptarë”, thuhet më tej.