Lëshuan certifikata mjekësore për kandidatë të autoshkollave pa e kryer kontrollën, arrestohen tre persona në Prizren

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren të cilët dyshohet se në bashkëpunim me disa autoshkolla kanë lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët për patentë shoferë pa e bërë kontrollin mjekësor.

 I.G. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar), U.M., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dhe  L.B.., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme’.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren,  të cilët janë intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë.

Të ngjashme