Curr Gjocaj dha sot dorëheqje nga pozita e drejtorit të QKUK’së, e pak minuta pas këtij lajmi, ai publikoi letrën drejtuar Bordit Drejtues.
Në të ai flet për gjendjen në shëndetësi dhe për mungesën e investimeve. Madje, ai nuk heziton që ta pranojë që gjendja në institucionin që ai drejtoi deri sot, është e keqe.
Por, në këtë mes, ai ndihet krenar për një gjë tjetër. Ai thotë se nuk ka qenë dhe as nuk është i korruptuar.
‘Përgjatë këtyre 3 viteve, i kam kushtuar 100 % të kohës, energjisë dhe jetës sime shërbimit publik dhe jam shumë krenar që për asnjë moment, nuk kam qenë i perfshirë dhe nuk jam i përfshirë në asnjë aferë korruptive apo skemë të dyshimtë’, thotë Gjocaj në letër..
Ju sjellim letren e plotë të Curr Gjocaj, pa ndërhyrje
Të nderuar anëtar të Bordit Drejtues të SHSKUK-së
Duke ndjerë keqardhje që s’ mund të ju takoja as edhe një herë më ju në një mbledhje zyrtare, të ju raportoja për raportin 9 mujor, por shumë sfidat e probleme në këtë fund viti, por edhe për mjaft suksese, përmes kësaj e-maile zyrtare ju lutem ta shqyrtoni shumë seriozisht njoftimin si në vijim:
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK, njofton zyrtarisht Bordin Drejtues të SHSKUK-së, si organ mbikëqyrës dhe hierarkik për Drejtorin dhe Drejtorinë e Përgjithshme dhe përmes tij edhe opinionin publik se sot, më datë 11 tetor 2017 (ora 11″45), jap dorëheqje të parevokueshme nga detyrat dhe funksionet që ushtroj – si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitale dhe Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK-ë).
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së njofton ju dhe përmes jush edhe opinionin publik se sot, më datë 11 tetor 2017, jep dorëheqjen nga detyrat dhe funksionet që ushtroj.
Ne pozitën e Drejtorit te Përgjithshëm te SHSKUK-se, jam munduar te përkushtohem maksimalisht, brenda të gjitha mundësive intelektuale dhe profesionale përkundër mundësive buxhetore dhe përkrahjes minimale, që te ndryshoja sadopak gjendjen ne shëndetësi. Qe nga dita e pare e punës, e deri me tani, mision dhe qëllim kryesor kam pasur përmirësimin e kësaj gjendjeje ne te mire te pacientit, çka besoj se brenda një mandati, kam arritur te paktën te bej disa ndryshime thelbësore pozitive. Jam i bindur se puna dhe arritjet tona do të kenë një ndikim afatgjatë pozitiv në shëndetësi.
Megjithatë, shëndetësia është dege komplekse. Ajo prek drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e njeriut. Është po ashtu e kuptueshme, qe ne syrin e opinionit publik, këto ndryshime pozitive janë te pamjaftueshme dhe te pakënaqshme. Kjo për arsye se gjendja momentale e shëndetësisë, i ka rrënjët e veta qe nga paslufta dhe është mjaft vështirë te zhbësh një sistem, i cili qe ne themelin e tij, është ndërtuar keq. Ne pozitën e drejtorit te përgjithshëm, jam munduar me te gjitha forcat qe këtë sistem ta ndryshoj me aq sa kemi pasur mundësi financiare-buxhetore dhe kapacitet profesional, megjithatë nuk kam pritur asnjëherë mrekulli ne këtë drejtim. Kjo për arsye se, shëndetësia mbi te gjitha, kërkon investim te jashtëzakonshëm, gjë e cila ka munguar.
Mbetem krenar për sukseset e SHSKUK-së kur merret për bazë mospërkrahja, se sa pak është investuar duke mos qenë as edhe për afërmi prioritet. Prioritet as me fjale e as me veprime. Shëndetësi cilësore pa buxhet nuk ka. Reforme e re, shërbim i ri e me buxhet te vjetër historik, madje me buxhet te zvogëluar edhe krahasuar me vitet paraprake , nuk ka dhe nuk mund te ketë. Një shëndetësi qe është mbështetur kryesisht nga donacionet, kurë nuk mund te jetë cilësore. Mbi 18.5 milion euro janë pranuar vetëm barna për këto tre vite, pa përmendur investimet e tjera nga donatoret te cilët i falënderoj jashtëzakonisht shume. Por shendetsia e shendeti nuk mbahet keshtu.
Sfidat, problemet, vështirësite janë shumë shumë të mëdha për këtë sektor publik të rëndësisë së veçantë. Ne shendetësi cdo sekonde vlen. Kete e provon si pacient e si mjek.
Duke qene i ndergjegjshem per te thenat me lart dhe kushtet ne shendetesi dhe faktin se perkunder perkushtimit tim maksimal dhe kapaciteteve menaxhuese, situata do te mbetet e pandryshueshme edhe ne vijim nese vazhdon kjo status-quo, ndjej obligim moral, etik dhe profesional qe te jap doreheqje nga kjo pozite, duke ndjere veten te pafuqishem dhe te paperkrahur per ndryshime te medha ne vijim.
Falenderoj gjithe punetoret e ShSKUK-se , mjek , infermiere , punetore te tjere per punen e madhe qe bejne, per luften qe bejne cdo dite ne mbrojtje te jeteve e shendetit. Sa pak kane mundesi e sa shume bejne. I falenderoj pa fund per mbeshtetjen e perkrahjen qe me kane dhene. Kam pas fatin e nderin te jem pjese e tyre. Falenderim te vecante e kam per Bordin e pare drejtues me te cilet se bashku kemi kaluar shume sfida. Se bashku me ta kemi punuar shume e ka shume per te punuar.
Po ashtu, nje falenderim shkon edhe per punen e palodhshme te stafit te ngushte administrativ te SHSKUK.
Përgjatë ketyre 3 viteve, i kam kushtuar 100 % të kohës, energjisë dhe jetës sime shërbimit publik dhe jam shume krenar qe per asnje moment, nuk kam qene i perfshire dhe nuk jam i perfshire ne asnje afere korruptive apo skeme te dyshimte.
Menaxhmentin e ri e uroj për punën dhe detyrat që kanë pranuar duke shpresuar se do cojne përpara një vizion për një shëndetësi ashtu siç e meritojnë qytetaret e vendit.
Drejtori i Përgjithshëm po ashtu i dëshiron sukses procesit dinamik të reformave në SHSKUK, dhe një vizioni të ri për shëndetësinë, nën udhëheqjen e ministrit të ri z.Ismajli, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bordit të ri Drejtues të SHSKUK-së.