Letra e mërgimtarit që gëzoi Policinë e Kosovës (Foto)

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 15:06 | Nga

Sjellja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e ka mahnitur, Arlind Imerin, mërgimtar nga Kosova i cili jeton në Zvicër.

Ai në një letër të hapur i ka falënderuar policinë e Kosovës për sjelljen korrekte ndaj tij.

Sipas letrës të cilën e ka publikuar Policia e Kosovës, thuhet se në mërgimtari është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me sjelljen e policit në pikë kalimin kufitarë Kosovë-Serbi

“Më datën 05.08.2017 rreth orës 01 kam kaluar kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në pikën kufitare në Mutivodë. Aty jam ndalur nga policia e Kosovës e cila me shumë profesionalizëm po kryente detyrën e saj. Sjellja e Policit kufitar ishte jashtëzakonisht e mirë”, thuhet në letrën e mërgimtarit.

Kjo është letra e plotë e tij:

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme