Let’s Do It Kosova: Përdorimi i thëngjillit për ngrohje, dëmet e shkaktuara

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ndotja e ajrit është njëra ndër çështjet kryesore, si problematikë e cila po përsëritet çdo vit. Sa herë që ulen temperaturat në Kosovë, ndotja e ajrit shënon nivele shqetësuese. Edhe pse MMPH merr vendime në këtë aspekt, ata përmendin ndalimin e përdorimit të thëngjillit si lëndë djegëse, e pastaj kërkesat e vazhdueshme që të punohet më intensivisht në reduktimin e ndotjes së ajrit.

Ndalimi i përdorimit të thëngjillit si lëndë djegëse bëhet për shkak të ruajtjes së ambientit në mënyrë që ajri të jetë sa më i pastër. Edhe pse e ndaluar me ligj kemi pasur raste te shitjes ilegale te thengjillit të cilat nga KPMM janë gjobitur më pas janë konfiskuar këto sasi të thëngjillit që shiten në mënyrë ilegale.

Arsyeja e përdorimit të thëngjillit si lëndë djegëse ende nga qytetaret e Kosovës është çmimi me i lirë dhe për shkak të kushteve të rënda ekonomike te qytetarëve në pamundësi të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative për ngrohje gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Mirëpo qytetarët nuk janë në dijeni për dëmet qe shkaktojnë fillimisht vetës dhe pastaj në masë të madhe edhe ambientit.

Përdorimi i thëngjillit ka ndikim mjaft të keq në shëndetin tonë të përgjithshëm, thëngjillit është i rrezikshëm për shkak se lirimi i monoksidit të karbonit ndikon dëmshëm veçanërisht në sistemin respirator.

Kur thëngjilli digjet, ndodhin edhe reaksione të tjera kimike, shumë prej të cilave bartin ndotës toksikë të ajrit dhe metale të rënda në mjedis siç janë: Merkuri, Dioksidi i Sulfurit, etj.

Kur qymyri digjet, karboni i tij kombinohet me oksigjenin në ajër dhe formon dioksid karboni.

Siç dihet dielli bën ngrohjen e sipërfaqes së tokës dhe vazhdimisht nxehtësia rrezaton ne drejtim të atmosferës duke dashur ta lëshojë atë. Në saje të pranisë së disa gazrave në atmosferë siç janë dioksidi i karbonit, avulli i ujit dhe metani pengohet shpërndarja e tërësishme e nxehtësisë prej tokës ne gjithësi. Ky proces i ngrohjes së atmosferës është i njohur si efekt i serrës.

Burimi: www.energy.gov

Të ngjashme