Let’s Do It Kosova kërkon të mos hidhen fishekzjarre në kampusin e UP-së

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 12:58 | Nga

Organizata Let’s Do It Kosova, përmes një reagimi, ka shprehur shqetësimin për hedhjen e fishekzjarrëve brenda hapësirave të Kampusit Universitar, që pritet të bëhet nesër, në kuadër të një koncerti, që do të mbahet aty.

Ne kërkojmë përgjegjësi nga institucionet që kanë dhënë leje për hedhjen e këtyre fishekzjarrëve në një hapësirë të gjelbëruar dhe të banueshme.

Aty afër, përveç Biblotekës Kombëtare e objekteve të fakulteteve, që rrezikohen nga këto fishekzjarrë, ka edhe ndërtesa të tjera të shumta, të banuara nga qytetarë.

Institucionet përgjegjëse nuk është dashur të japin leje për një aktivitet të tillë, i cili përveç që është i rrezikshëm, është i dëmshëm për kryeqytetin, i cili veçse ka probleme të theksuara me ndotjen.

Përmes këtij reagimi, Let’s Do It Kosova kërkon që të merren hapa nga përgjegjësit dhe të mos lejohet hedhja e këtyre fishekzjarrëve.

Në rast se nuk merren masa nga institucionet për parandalimin e këtij aktiviteti, ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin për ta kundërshtuar këtë veprim.

Të ngjashme