Skuadra e Julen Lopeteguit është në telashe të mëdha.
Në ndeshjen që po zhvillohet mes Real Madridit dhe Levantes, kjo e fundit arriti ta shënojë golin e parë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Goli erdhi në minutën e 7’ të ndeshjes nga Jose Morales, i cili për mrekulli arriti ta kalojë portierin Thibaut Courtois, për ta dërguar pastaj topin në rrjetë.
Rezultati momental është Real Madrid 0 – 1 Levante.
Kujtojmë që real Madridi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, po ashtu pa shënuar gol.