Levits: Letonia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka thënë se shteti i tij i kupton aspiratat e Kosovës si shtet demokratik. Ai ka thënë se as Letonia dhe as Kosova nuk kanë ndonjë armik, por se “vetëm jemi duke mbrojtur demokracinë tonë”, raporton Ekonomia Online.

Levits tha se situata në Evropë ka ndryshuar pas pushtimit rus dhe se tani Evropa kërcënohet nga një Rusi agresive.

“Në qoftë se shohim situatën e tanishme në Evropë mund të themi se kemi një ndryshim në muajt e fundit pas agresionit rus në Ukrainë. Arkitektura e sigurisë së Evropës duket të ripërtërihet dhe të bazohet në realitet. Realiteti është se duhet të ballafaqohemi me një Rusi agresive. Tani është koha e duhur për ta bërë këtë hap të mirë varet nga NATO-ja”, ka thënë ai në një konferencë për medie së bashku me presidenten Osmani.

Levits shtoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare e forume, do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Sa i përket BE-së Letonia është duke e mbështetur Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Ne kemi vërejtur që viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm në këtë drejtim (luftimi i korrupsionit) Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të përparojnë”, përfundoi ai.

Të ngjashme