Lëvizja FOL: KGjK-ja ka realizuar 62% të planit të punës, te luftimi i krimit e korrupsionit ka ngecje

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 12:10 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL ka prezantuar raportin “Realizimi i Planit të Punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022”, raporton Ekonomia Online. Albana Hasani nga Lëvizja FOL, theksoi se për prezantimin e këtij raporti janë ftuar edhe përfaqësues të KGjK-së, dhe përkundër përpjekjeve të tyre që ata të jenë të pranishme, nuk kanë arritur që ta sigurojnë pjesëmarrjen e tyre.

Viona Bunjaku, nga Lëvizja FOL, tha se nga 138 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në Planin e Punës së KGjK-së të vitit 2022, KGjK-ja kishte arritur të përmbush 86 prej tyre apo 62% dhe 52 apo 38% e aktiviteteve të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës së paraparë.

“Ky plan i punës parashihte realizimin e disa objektivave kryesore që shtrihen në drejtim të fuqizimit të kornizës ligjore që rregullon fushe veprimtarinë e saj institucionale, ngritjen e llogaridhënies, transparencës dhe komunikimit me publikun dhe mediet, fuqizimin e integritetit institucional, avancimin e sistemit të performancës, trajtimin e lëndëve të bartura nga periudha e kaluar, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe personelit institucional etj”.

“Plani i Punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2022, parashihte realizimin e 9 objektivave, brenda të cilave gjendet një numër i konsiderueshme i aktiviteteve të cilat ishin të parapara të implementoheshin deri në fund të vitit 2022. Sipas të dhënave të pranuara nga KGjK, nga 138 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në Planin e Punës së KGjK-së të vitit 2022, KGjK kishte arritur të përmbush 86 prej tyre apo 62% dhe 52 apo 38% e aktiviteteve të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës së paraparë në këtë plan”, tha ajo.

Sipas saj, te objektiva “Qasja në Drejtësi” si objektive me rëndësi të veçantë rreth informimit publik për qytetarët, janë realizuar apo 30% të kësaj objektive dhe 7 apo 70% nuk janë realizuar.

“Objektiva “Qasja në Drejtësi” si objektive me rendësi të veçantë rreth informimit publik për qytetarët, parashihte realizimin e 10 aktiviteteve ku prej tyre 3 janë realizuar apo 30% të kësaj objektive dhe 7 apo 70% nuk janë realizuar brenda kohës së paraparë me planin e punës”.

Ajo shtoi se objektiva “Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizua” përfshinte realizimin e 8 aktiviteteve, të cilat sipas përgjigjes së KGjK-së, vetëm një është realizuar.  

“Nga përgjigjja që kemi pranuar nga KGjK, kanë potencuar se anëtarët e KGjK-së kanë zgjedhur Komisionin për Monitorimin e Strategjisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ky Komision ka realizuar vizita nëpër gjykata ku edhe është njoftuar për gjendjen e lëndëve të kësaj natyre.  Rrjedhimisht, nga 8 aktivitetet e parapara në objektiven e gjashtë të Planit të Punës së KGjK-së për vitin 2022 vetëm 1 prej tyre ka arritur të realizohet. Objektiva ‘Monitorimi i zbatimit të kornizës ligjore dhe rregullative’ përfshinte realizimin e 15 aktiviteteve prej të cilave 9 prej tyre janë realizuar  apo 53 % ndërsa 8 apo 47 % te tjera nuk kane arritur te realizohen brenda periudhës se parapare me planin e punës”, tha ajo.

Ajo me këtë rast ka dhënë edhe rekomandime për KGjK-në, raporton EO.

“Rrekomandime kryesore janë Planifikimi i realizimit të Planit të Punës të bëhet përmes objektivave dhe aktiviteteve të matshme, të cilat do të arrijnë të përmbushen brenda periudhës së paraparë. Të formohet një Komision i veçantë, i cili gjatë tërë vitit do të monitoronte planin e punës dhe do të asistonte në realizimin e aktiviteteve. Planifikimi i objektivave të Planit të Punës të bëhët duke matur kapacitetin që ka sistemi gjyqësor për t’i përfunduar ato objektiva. Niveli i realizimit të  këtyre objektivave të monitorohet brenda periudhës tre apo gjashtë-mujore brenda vitit”, tha ajo.

Lavdim Makshana nga IKD-ja, tha se nga ajo që ka parë nga ky raport ka qenë një arritje e mirë pasi KGJK-ja ka arritur t’i përmbush disa aktivitete në krasahim me KPK-në, raporton EO.

“Me sa munda me parë raportin, disa pjesë ishte kaluar ajo përqindje që KGJK i ka paraparë aktivitet që është arritje e mire. Ka pasur edhe aktivitete që nuk janë përmbushur por që ata kanë deklaruar që janë përmbushur pjesërisht. Megjithatë si tërsi gjetje e raporti janë kogja të rëndësishme në këtë aktivitete për shkak se po shihet se KGJK në krahasim me Këshillin Prokurorila ka përqindje kogja të mirë edhe përkundër që nuk është arritur 100 për qind. Duhet të kemi parasysh që planet e punës së KGJK-së nuk janë objektiva që vetëm duhet të shkruhne në letër por ato duhet që të përmbushen. Gjetjen ishin mjaftë produktive”, tha ai.

Vullneti Bugaqku nga KDI, tha se është i befasuar se si KGJK-ja qëndron keq sa i përket realizimit të planit të punës tek qasja në drejtësi.

“Paska gjetje interesante edhe ne jemi duke krijuar një projekt për punën e KGJK-së, po më vjen mirë që të gjetura janë pothujse të ngjashme. Ajo çka me erdhe interesuan të qasja në drejtësi që është 30 për qind dhe 70 për qind i pa realizuar. Jam i befasuar se si këshilli qëndron keq në këtë aspekt. Tekë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, ky është një problem i përgjithshme”, tha ai.

Të ngjashme