Lëvizje në selinë e Partisë Demokratike

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Teksa mazhoranca është duke mbledhur votat për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi ky i fundit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike bën lëvizjen e saj.

Pasditen e sotme në orën 18:00 Basha do të ketë një takim me aleatët, e më pas në orën 19:00 Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.

Në to do të merret vendimi sesi do të vijohet më tej për sa i përket ngërçit politik.

Kujtojmë pas protestës së ditës së shtunë opozita nuk ka vendosur një datë për tubimin e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme