Robert Lewandowski do ta bëjë një operacion ijën e tij menjëherë pas ndeshjes së kësaj fundjave të Bayern Munichut kundër Wolfsburgut, në kuadër të Bundesligës.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski do të luajë në ndeshjen e fundit të këtij viti për Bayern Munichun në Allianz Arena, para pushim të dimrit, përkundër që vetëm pak më vonë do të bëhet operacion, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i përkohshëm i kampionit gjerman, Hansi Flick, ka bërë të ditur se Lewandowski do të bëhet operacion menjëherë pas ndeshjes, ndërsa ai pritet të shërohet plotësisht në kohë për ndeshjen kundër Hertha Berlinit më 19 janar.
“Roberti do ta bëjë një operacion në ijë menjëherë pas ndeshjes të së shtunës. Ne nuk duam të humbim aspak kohë. Duhet ta shohim se si do të shkojë ky proces”, ka thënë Flick.
“Në situatën që jemi, jemi të kënaqur që do ta kemi atë në dispozicion për këtë ndeshje. Ai do të duhet të pushojë për 10 deri në 14 ditë pas kësaj”.
Polaku tashmë i ka shënuar 30 gola në këtë pjesë të parë të sezonit. 19 prej këtyre golave erdhën në 16 ndeshjet e para të sezonit të Bundesligës.
Flick është i lumtur që do të ketë mundësi të llogaritë në polakun, pasi që ai do t’i ketë vetëm 11 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës, shkaku i lëndimeve dhe suspendimeve, dhe do të duhet ta mbushë skuadrën me lojtarë nga akademia.