Bayern Munichu ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Freiburgut, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz Arena dhe është e vlefshme për xhiron e 31-të të Bundesligës.
Në minutën e 38-të, Robert Lewandowski shënoi golin e tij të dytë për këtë ndeshje dhe shkroi histori duke u bërë lojtari i parë jogjerman që shënon mbi 31 gola në një sezon të vetëm të Bundesligës.