Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferencë për media.
Arsyeja e konferencës është përhapja e lisë së majmunëve dhe sot do të flitet pikërisht për këtë sëmundje.
“Konferenca mbahet në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë”, njofton tutje IKSHPK-ja në njoftim.