Liberalizimi në “rikuerc”

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 08:08 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj po pretendon se rasti “Blakaj” do ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pasi prokurori i dorëhequr po e akuzon sistemin e drejtësisë në vend. Në anën tjetër, njohësit e procesit të integrimit dhe analistët politikë vlerësojnë se pikërisht deklaratat e ashpra të krerëve institucionalë kundër Blakajt e dëmtojnë procesin e vizave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Dorëheqja e prokurorit special, Elez Blakaj, dëshmon qartazi se sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i dirigjuar nga politika dhe të mos jetë i pavarur. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zhvillimet e fundit rreth rastit “Blakaj” mund ta dëmtojnë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Por përderisa kryeministri Ramush Haradinaj akuzon direkt Blakajn për dëmtim të liberalizimit, njohësit e procesit të integrimit dhe analistët politikë konsiderojnë se pikërisht deklaratat e ashpra të krerëve institucionalë kundër Blakajt e dëmtojnë procesin e vizave.

Sipas tyre, reagimet e liderëve politikë në formë frikësimi ndaj prokurorit të dorëhequr dhe ndaj Prokurorisë në përgjithësi ndikojnë negativisht jo vetëm në çështjen e vizave, por edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme