“Det fantastik dhe peshk i freskët me bollëk për 7 euro”, shkruan gazeta italiane.
Gazetari italian Giuseppe Spatola ka zgjedhur te pushojë në Shqipëri këtë verë së bashku me familjen e tij dhe përshtypjet e këtyre pushime ka zgjedhur t’i përmbledhë në një shkrim të botuar në të përditshmen “Libero”.
Veç bukurisë së plazheve të Rivierës shqiptare ajo që ai thekson në të gjithë shkrimin e tij janë çmimet që të ofrojnë hotel dhe restorantet shqiptare.
“Shqipëria, parajsa e re për të kaluar pushimet: det fantastik dhe peshk i freskët me bollëk për 7 euro” e titullon shkrimin e tij Spatola.
Ne vendet përreth Vlorës ka plazhe shumë sugjestive si ajo e Paradise Beach, plazhi i Orikumit me ujin e pastër kristal. Mali Llogara, i lartë 1027 metra, ju ofron mundësinë për të bërë ekskursione deri në majën e tij nga ku mund te kundroni një pamje të mrekullueshme. Ujerat blu, pikëtakimi i deteve Adriatik dhe Jon, ishujt veriore të Greqisë, arkipelagu i Korfuzit i bëjnë sfond kësaj kartoline natyrore. I gjithë bregdeti jugor ndodhet ne detin Jon dhe ka plazhe për të gjitha shijet, shkruan Libero.
Plazhi i Dhërmisë, Drimadhes dhe Palasës është ajo që i ka bërë përshtypje gazetarit italian ndërsa e cilëson gjithë këtë zonë parajsa tokësore që ende sot ruhen nga qindra bunkerë të braktisur, me të cilët diktatori Enver Hoxha shpresonte të mbronte vendin nga një sulm që nuk ndodhi kurrë. Ndërsa sulmi i vetëm thuhet në shkrim është sulmi paqësor i italianeve, gjermaneve dhe francezeve që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të kësaj vere.